Banka jonë nuk dërgon e-mail për të pyetur për informatat financiare (numrin e llogarisë, numrin e klientit, numrin e kreditë kartelës etj) apo personale (PIN-in, fjalëkalimin, mbiemrin e nënës) apo e-mail që përmban linqe që të dërgojnë në website-in apo në Internet Banking të degës suaj. Për siguri më të lartë, ju lutem injoroni këto email.
Ju mund të konfirmoni se jeni duke vizituar Internet Banking tonë duke shënuar mesazhin përshëndetës, kundër kërcënimeve nga website-et e rremë. Përmes adresë bar-it të gjelbërt, ju mund të konfirmoni se website-i është i çertifikuar dhe lidhja është e sigurtë. Gjatë kyçjes në Internet Banking ju lutem siguronu se ngjyra në adresë bar është e gjelbërt.